Në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell” ishin tre ish-konkurrente të “Për’puthen”, Shqipja, Efi dhe Mikela, ku ka plasur një debat mes tyre.
Teksa të ftuarit po jepnin opinionet e tyre për “virtytet e Efit”, e vetmja që kishte mendim negativ për të ishte Shqipja, e cila e konsideroi “pa karakter si femër”.
Shqipja: Pa karakter si femër
Efi: Kurse unë mendoj se duhet të punosh me vetëbesimin se e ke shumë të ulët, kaq
Shqipja: Patjetër. Një femër që bëri “Për’puthen” dhe e ngriti, erdhi ti si kukumjaçkë pas.
Mikela: Me çfarë, me bomba?
Shqipja: Me zërin tim dhe erdhët ju pastaj që bëtë 100k. Erdhët ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj dhe nuk nxorët gjë në dritë.
Efi: Po çfarë nxore ti Shqipe, përveç mllefit që e ke kaq të madh
Mikela: ça ke nxjerrë në dritë?
Shqipja: Kur të mbarojnë shtazët më thoni
Efi: Për ofendime nuk kam ardhur këtu. Po të nisim me ofendimet nuk është mirë. Efi do vijojë të buzëqeshë, nuk dua të bie në nivelin e Shqipes.