RUDINA MAGJISTARI NDIHET KRENARE/ Ja çfarë ka bërë i ati i moderatores për Vaçe Zelën (FOTO) – AlpeGossip
RUDINA MAGJISTARI NDIHET KRENARE/ Ja çfarë ka bërë i ati i moderatores për Vaçe Zelën (FOTO)

RUDINA MAGJISTARI NDIHET KRENARE/ Ja çfarë ka bërë i ati i moderatores për Vaçe Zelën (FOTO)

Rudina Magjistari nuk mund të jetë më krenare se kaq kur dëgjon t’i thuhen në sy lëvdatat e të mirat që ka bërë i ati i saj i ndjerë Petraq Magjistari.

Babai i prezantueses së njohur shumë vite më parë ka mbajtur postin e Sekratarit të parë (posti i vlefshëm me postine Kryetarit të një bashkie sot) në qytetin e Lushnjes dhe këtë e ka vënë në dukje i ftuari i së premtes në emisionin “Rudina”, Mjeshtri i Madh i Këngës Hysni Zela.

Artisti i madh, vëllai këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, i ka rrëfyer Rudinës atë që i ati i saj ka bërë për artisten e ndjerë atëherë kur atë s’e njihte askush.

“Ishte me fat Lushnja që kishte ardhur një njeri e që i drejtonte një njeri me aq kulturë. Një burrë simpatikë me një shpirt shumë të madh që ka ndihmuar jo vetëm në fushën e artit në Lushnje. Ishte ai i pari dhe kryesori që e prezantoi Vaçen me Petrit Dumen dhe që bëri të mundur që ajo të njihet si këngëtare.“, tha Hysni Zela.

E sigurisht pas një deklarate të tillë Rudina nuk mund të mos ishte krenare për babain e saj që siç kuptohet ka qenë ai që ka i ka dhënë një dorë artistes së madhe.