ÇFARË PO NDODHMES TYRE? Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix harrojnë se ka kamera përreth – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODHMES TYRE? Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix harrojnë se ka kamera përreth

ÇFARË PO NDODHMES TYRE? Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix harrojnë se ka kamera përreth

Që kur Semi Jaupaj u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duket se Donaldi dhe Beatrixi po kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Aktori dhe këngëtarja shfaqen gjithmonë bashkë dhe publiku e ka vënë re menjëherë këtë afrimitet mes tyre. Madje fansat shprehen se ata duket sikur po flirtojnë me njëri-tjetrin dhe se Donald po harron Bora Zemanin.

Donaldi duket shumë më “i lirë” me ikjen e Semit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi ajo herë pas here i përmendte Borën dhe dashurinë që ata kishin për njëri-tjetrin.

“Plasi dashuria”/ Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix

Së fundmi, aktori i njohur i humorit dhe Beatrix janë kapur nga kamerat teksa bënin dush së bashku. Madje në një moment Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.

Nga ana tjetr nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora Zemani, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP” pak javë më parë.

“Plasi dashuria”/ Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix

Por jo vetëm kaq, pasi aktori madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.