“DËSHTIM I PËR’PUTHEN”/ Shqipja i kthehet keq Efit: Është bërë bozë, Mevlani e poshtëroi – AlpeGossip
“DËSHTIM I PËR’PUTHEN”/ Shqipja i kthehet keq Efit: Është bërë bozë, Mevlani e poshtëroi

“DËSHTIM I PËR’PUTHEN”/ Shqipja i kthehet keq Efit: Është bërë bozë, Mevlani e poshtëroi

Shqipe Hysenaj, i ka habitur të gjithë me deklaratat që ka bërë për ish-konkurrenten e këtij sezoni të “Për’puthen”. Teksa të dyja ishin në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell” ku tema e parë ishte “virtytet e Efit”, Shqipja e quajti “pa personalitet”.

“Efi pa personalitet si femër. Duke qenë se unë mendoj se një person kur hy në “Për’puthen”, hy për të njohur djem të rinj. Duke qenë se Mevlanin e njihte dhe është bërë bozë aty, një femër me karakter nuk do të dilte kurrë më një person të tillë”, shprehet ish-konkurrentja e programit të dashurisë.

Teksa Efi i thoshte më shiko në sy kur flet për mua, Shqipja i drejtohet: “Me njerëzit që nuk kanë karakter nuk e meritojnë t’i shoh në sy. Një femër që zgjodhi Mevlanin dhe ai i tha jo dhe e poshtëroi, nuk kam çfarë të them. Duke qenë se Arjanin nuk kam as respekt e as konsideratë, me një gjë bie dakord kur ka thënë ‘Efi është dështim i Për’puthen’”.