Meghan ti je? Dukesha e re shfaqet e veshur super SEKSI krah Princit Harry (FOTO) – AlpeGossip
Meghan ti je? Dukesha e re shfaqet e veshur super SEKSI krah  Princit Harry (FOTO)

Meghan ti je? Dukesha e re shfaqet e veshur super SEKSI krah Princit Harry (FOTO)

Pas një muaj në heshtje, me pushime dhe udhëtime sekrete, Meghan Markle dhe Princi Harry u shfaqën sërish në publik. Çifti mbretëror mori pjesë në eventin e bamirësisë organizuar në Londër, për fëmijët që janë prekur nga HIV/AIDS në Afrikën e jugut.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, ku është shfaqur me fustane të gjata poshtë gurit, Meghan kishte vendosur të shfaqej tejet joshëse mbrëmjen e sotme.

E veshur me një fustan – xhaketë në ngjyrë të zezë dhe me një palë taka të së njëjtës ngjyrë, Meghan dukej shumë elegante dhe perfekte në të njëjtën kohë. Ndërsa bashkëshorti i saj, Princi Harry, kishte zgjedhur një kostum të zi me kravatë.

Aksesori më i bukur që mbante Meghan këtë mbrëmje, ishtë buzëqeshja e saj. Dukesha e Sussex shfaqej shumë e lumtur dhe rrezatoni mirësi mes miqve. Mesa duket, Meghan e paska hedhur krahëve dramën me të atin.