PO AFRON DITA E KONCERTIT GJIGAND/ Capital T merr çmimin e rëndësishëm – AlpeGossip
PO AFRON DITA E KONCERTIT GJIGAND/ Capital T merr çmimin e rëndësishëm

PO AFRON DITA E KONCERTIT GJIGAND/ Capital T merr çmimin e rëndësishëm

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Capital T me 19 Shtator do të mbajë koncertin madhështor ‘Time Capsule’ në Tiranë. Në koncert do të jenë të pranishëm dhe artistë të tjerë të njohur dhe fansat po e presin me padurim. Ky projekt gjigant është ëndrra që Capital T ka pasur që në fillimet e karrierës.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari mblodhi miqtë e tij VIP-a në një mbrëmje speciale. Ylli Limani, Young Zerka, Mariza Ikonomi, Elona Duro, Dasara Karaiskaj, Lazy dhe Amina, Genta Gjalpi, Xhani Demika, Xhensila Pere, Gerta Shino, ishin disa nga VIP-at e ftuar në mbrëmjë.

Ndërkohë, ditën e sotme, Capital T ka qenë i pranishëm në qytetin e Krujës ku ka marrë një çmim të rëndësishëm. Ai është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik.

Burimi i fotos: ‘Blitz.al’