“MARTESA E SHENJTË”/ Famullitari 80-vjeçar lidhet me 25 vjeçarin (FOTO) – AlpeGossip
“MARTESA E SHENJTË”/ Famullitari 80-vjeçar lidhet me 25 vjeçarin (FOTO)

“MARTESA E SHENJTË”/ Famullitari 80-vjeçar lidhet me 25 vjeçarin (FOTO)

Një ish-famullitar i Kishës së Anglisë është lidhur sërish me bashkëshortin, me të cilin ishte ndarë para pak kohësh.

Pensionisti Philip Clements, 80 vjeç, u bë i njohur pasi lidhi kurorë me aspirantin për model, 25-vjeçarin nga Rumania, Florin Marin.

Ata thanë se ishin shumë të dashuruar dhe u martuan.

Pas një ndarje të shkurtër, çifti i martuar thotë se lidhja mes tyre është më e fortë se kurrë dhe se nuk kanë plane për divorc.

Çifti pati një përplasje pasi Philip shiti shtëpinë në Angli dhe bleu një apartament në Bukuresht.

Por pas pesë muajsh, ata u ndanë pas sherrit se Florin kalonte shumë kohë nëpër klubet e natës. Edhe pse kishte shpenzuar mbi 100 mijë sterlina për rumunin, ai vendosi të largohej.

Philip u kthye në Britani dhe Florin nisi një marrëdhënie me një biznesmen të pasur spanjoll.

“Kalova në depresion, nuk jetoja dot pa të,” thotë britaniku i moshuar.

Ai ka qenë i pamartuar për 60 vite si prift.

Rumuni vazhdon të punojë në Spanjë, por ish-famullitari nuk e ka problem se ai mund të shkojë me të tjerët. Marrëdhënia e hapur duket se nuk e shqetëson atë.

“E dua kaq shumë,” thotë pensionisti, që flet vazhdimisht me burrin në rrjetet sociale për të mbajtur ‘flakën’ të ndezur.