NJË TJETËR HIT SI “BILETA ËSHTË RRUGËS/ Tuna ndan me të gjithë surprizën e radhës (FOTO) – AlpeGossip
NJË TJETËR HIT SI “BILETA ËSHTË RRUGËS/ Tuna ndan me të gjithë surprizën e radhës (FOTO)

NJË TJETËR HIT SI “BILETA ËSHTË RRUGËS/ Tuna ndan me të gjithë surprizën e radhës (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare me origjinë nga Shkupi, Tuna, u shfaq në ‘Top Fest 4’ me këngën ‘Bileta’, e cila u kthye një hit në asokohe.

Ndoshta shumë pak vetë mund ta mbajnë mend, por ky produksion muzikor erdhi si bashkëpunim i saj me kantautorin Armend Rexhepagiqi dhe rezultoi një kombinim shumë i mirë.

Pas ‘Biletës’, duket se dyshja po rezervon një tjetër hit për publikun e gjerë. Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar së fundmi një video në ‘Instastory’, brenda një studioje muzikore, me Rexhepagiqin dhe kompozitorin e njohur Darko Dimitrov.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat e Tunës të mendojnë se një tjetër këngë, që do të ngelë gjatë në memorien e njerëzve, është duke ardhur.

Kujtojmë se ‘Bileta’, jo vetëm që fitoi zemrat e publikut por dhe u vlerësua me çmimin si kënga më e mirë në edicionin e ‘Top Fest 4’.