Gjithnjë janë parë si ‘rivale’, ja si është marrëdhënia e Zait me Çilin tani – AlpeGossip
Gjithnjë janë parë si ‘rivale’, ja si është marrëdhënia e Zait me Çilin tani

Gjithnjë janë parë si ‘rivale’, ja si është marrëdhënia e Zait me Çilin tani

Vite më parë Zaimina Vasjari dhe Çiljeta Xhilaga krahasoheshin shpesh me njëra-tjetrën duke u parë gjithnjë si rivale, edhe pse mes tyre ndoshta nuk kishte armiqësi. Të dyja ishin në qendër të vëmendjes për shkak të ekspozimit të trupit që dikur ndodhte rrallë të shihje në videoklipe dhe po ashtu të dyja ishin shpallur Miss.

 

Po pas kaq shumë vitesh, si është marrëdhënia e tyre, a flasin me njëra-tjetrën? Këtë e ka zbuluar sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, Zaimina e cila u shpreh se takohet me Çiljetën dhe bëjnë muhabet, tamam si dy shoqe.

 

“Bëhemi me njëra-tjetrën, para një jave fola me të”, tha këngëtarja.