Blendi Fevziu rrëfehet për dashuriçkat e para: Për t’i bërë përshtypje asaj vesha pantallona të ngushta – AlpeGossip
Blendi Fevziu rrëfehet për dashuriçkat e para: Për t’i bërë përshtypje asaj vesha pantallona të ngushta

Blendi Fevziu rrëfehet për dashuriçkat e para: Për t’i bërë përshtypje asaj vesha pantallona të ngushta

Blendi Fevziu ishte i ftuari i parë i “Dua të të bëj të lumtur”. Ai shkoi për të bërë të lumtur ndjekësin e tij të rregullt që ishte minator. Nisur nga ky fakt tregoi se kur e pati kontaktin e parë me minierën.

“Ishte viti 1996 dhe kisha blerë dy bileta për në një shfaqje, për vete dhe një shoqen time. Vesha një palë pantallona të ngushta për t`i bërë asaj përshtypje, meqë sapo
kisha nisur të shoqërohesha me të. Te dera e shfaqjes më ndaluan. Më thanë: Ku shkon
me këto pantallona? Dikujt aty i prenë flokët. Ne po bërtisnim. Na çuan në Komitet të
nesërmen. Na sorollatën nnja katër orë, pastaj një zotëri nga të pushteti që nuk ia përmend emrin se është person me pozitë, tha: Ç`i ke këto pantallona? I kam marrë me postë i thashë, kam paguar doganë dhe ndërkohë që ia përsërisja këtë ai më tha: Qërohu maskara në minierë do përfundosh. Dhe vizitën e parë në minierë e bëra në 1991-shin. Kam hyrë thellë në minierë për shkak të një proteste të grevistëve”, e mbylli Blendi historinë e shoqes së rinisë së hershme dhe minierës. Mirë që do ta ketë dëgjuar ajo vajza që kushedi nga është tani, po e ka dëgjuar edhe gruaja.