“TIK – TAK”/ Almeda mezi po pret që të vijë në jetë vogëlushi i saj – AlpeGossip
“TIK – TAK”/ Almeda mezi po pret që të vijë në jetë vogëlushi i saj

“TIK – TAK”/ Almeda mezi po pret që të vijë në jetë vogëlushi i saj

Ish-miss-i shqiptar Almeda Abazi është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe mezi po pret që të vijë në jetë vogëlushi i saj të cilin bashkë me bashkëshortin, aktorin turk Tolgahan Sayışman kanë vendosur që ta quajnë Efehan.

Bukuroshja ka publikuar së fundmi një video në Insta Story, në të cilën vëmendjen na e tërhoqi barku i saj i rrumbullakosur dhe mbishkrimi: “Hajde vogëlush… tik-tak! Duke të të pritur ty!”

Almeda shfaqet pa make-up, por prapë se prapë duket shumë bukur. Nga momenti në moment pritet që të gjithëve Abazi të na japë lajmin e ëmbël.