MË SHUMË SIGURI/ Instagram-i bën ndryshimin e radhës – AlpeGossip
MË SHUMË SIGURI/ Instagram-i bën ndryshimin e radhës

MË SHUMË SIGURI/ Instagram-i bën ndryshimin e radhës

Dje (4 dhjetor) Instagram-i ndërmori një masë të re me qëllim përmirësimin e platformës së saj. Duke filluar nga sot, fëmijët nën moshën 13-vjeç nuk mund të kenë kurrsesi një llogari të tyren. Ndonëse përdoruesit aktualë nuk do të vërejnë asnjë lloj ndryshimi, të gjithë ata që do t’i bashkohen Instagram-it do të duhet të japin moshën e saktë.

Instagram- i gjithnjë e ka patur një kërkesë të tillë, por është hera e parë që kjo platformë i kërkon njerëzve të hapin Instagram-in duke regjistruar ditëlindjen e tyre.

Ky vendim, bëhet për t’i dhënë më shumë siguri fëmijëve nën 13 vjeç. Kjo nuk është masa e vetme që kjo platformë ka marrë për sigurinë e të miturve. Prej kohësh, asnjë reklamë që promovon alkool nuk shfaqet në llogarinë e atyre përdoruesëve të cilët nuk e kanë mbushur moshën për konsum.

Përsa i përket ndryshimit të ri, Instagram-i theksoi se të dhënat e ditëlindjes nuk do të jenë të dukshme në profilin tuaj.

Ndryshime të tjera me të cilat kompania po merret lidhen me privatësinë e mesazheve. Jo pak herë, në inbox-in tuaj gjeni mesazhe aspak të këndshme nga të panjohur. Me përditësimin e ri të Instagram-it ju mund të aktivizoni opsionin që askush tjetër përveç miqve tuaj të mos ju çoj mesazhe apo t’ju komentojë nëpër Instastory (edhe nëse keni profil publik).

Ky ndryshim do të vihet në zbatim javët në vijim.