Vdekja tragjike e Avicii-t! Zbulohen pamjet ku besohet se DJ i famshëm kaloi orët fatale – AlpeGossip
Vdekja tragjike e Avicii-t! Zbulohen pamjet ku besohet se DJ i famshëm kaloi orët fatale

Vdekja tragjike e Avicii-t! Zbulohen pamjet ku besohet se DJ i famshëm kaloi orët fatale

Të premten e kaluar ndërroi jetë në mënyrë tragjike DJ-i i famshëm suedez, Avicii. Ai u gjet i vdekur në një shtëpi luksoze në kryeqytetin e portit Oman të Moskatit, ndërkohë që ishte me pushime.

Prej disa ditësh kanë filluar spekulimet se 28-vjeçari mund të ketë vrarë veten. Familjarët e DJ-it të famshëm nëpërmjet një letre të hapur ditën e enjte thanë se ai nuk mund të vazhdonte më dhe donte të gjente paqen.

“Timi nuk mund të jetonte më gjatë. Donte të gjente paqen dhe punoi me ritme që e çuan në një nivel të një stresi ekstrem.

Ndërkohë “Mail Online” ka publikuar pamjet e para të shtëpisë në të cilën besohet se Avicii kaloi orët e fundit fatale. Një fermë, e cila i përket një të afërmi të një sulltani të Omanit. Ajo është një femrë e rrethuar me gjelbërim, me palma dhe e rrethuar me mure të larta.