Bledi Mane tregon pse mbrojti Ilda Bejlerin: Mustafai ishte i mëzitur sepse kishte dalë… – AlpeGossip
Bledi Mane tregon pse mbrojti Ilda Bejlerin: Mustafai ishte i mëzitur sepse kishte dalë…

Bledi Mane tregon pse mbrojti Ilda Bejlerin: Mustafai ishte i mëzitur sepse kishte dalë…

Bledi Mane njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë. I ftuar në emisionin Ditë e Re, ai ka folur për përplasjen me gazetarin Mustafa Nano dhe pse i doli në mbrojtje Ilda Bejlerit.

Mane tregoi se si nisi konflikti midis tyre për gazetaren sportive Ilda Bejleri.

Bledi Mane: “Ilda Beljerit i dola në mbrojtje mbi debatin me gazetarin nga Çorovoda e Skrapari, një fyerje tek Zonë e Lirë, një fyerje shumë e rëndë sidomos për femrat. Do ta marr që nga emri Mustafai, një në mes të Evropës me emrin Mustafa se imagjinon dot. 

Mustafai ishte i mërzitur që Ilda kishte dalë me veshje të shkurtër. Janë këta gazetarët që i ka nxjerrë tregu jashtë, i ka hedhur tek rruga dhe për të tërhequr vëmendjen i këpusin ndonjë budallallëk të tillë. Ndërkohë që unë bëra një paralelizëm të fortë dhe si duket ai u lëndua. Sepse nusja e djalit të tij është një femër e mbuluar dhe natyrisht e respektoj çdo lloj besimi. Dhe kishte nusen e djalit edhe Ildën. 

Nga është e bukur Shqipëria? Se ka këta modele, nga të gjitha pikëpamjet, të gjitha përplasjet. Dhe e trashi më mbrapa me fyerjen ‘femra më e pështirë e dekadës’, që kushdo qoftë ajo femër edhe Anxhela, edhe Nikoleta që dalin tek gropa që unë i kam shumë xhan, që i kam pasur dhe në burg e i respektoj dhe ato që bëjnë një jetë rrafsh, ordinere në kuptimin ku flen sot nuk flen nesër. 

Nuk mund ta poshtërosh në atë lloj mënyre dhe aq më keq një njeri që del në televizor, në media. Media nuk është vetëm informuese por edhe edukuese. Pra njerëzit të dëgjojnë ty sepse shohin një model të ri fustani, flokësh por edhe atë që nxjerr nga goja. Njerëz që të dëgjojnë dhe e zbatojnë atë porosinë tënde në heshtje. Dhe nuk i takonte atij burri, atij gjyshi të fiste me atë fjalor për Ildën. 

Dhe i dola në krah sepse Ilda di të bëjë gazetari sportive. Që studente ishte përkushtuar për gazetari sportive dhe atë bën Ilda. Se nxorri i çik Ilda gjoksin e majtë më shumë se të djathtin… Vëlla ky është një vend evropian. Ka qenë një raport i UNICEF që thoshte se Shqipëria ka numrin më të lartë të prostitutave në Perëndim në raport me popullsinë në vitet ’95 dhe në një vend që në Shqipëri të vrasin për nderin e kushurirës apo të motrës. Këto vajza a janë motrat e dikujt? Kushërirat e dikujt? 

Ky është një lloj bastardimi. Unë kam parë, më shpëtoi pa bërë foto, tek Sheshi Skënderbej ishte flamuri kombëtar, tek Pallati i Kulturës ishte varur flamuri i lëvizjes homoseksuale ndërkohë që sfond dëgjohej thirrja e imamit. Ndaj është e bukur Shqipëria se nga të gjithë këto njerëz por të paktën të jetojmë në paqe.”