Blendi Fevziu zbulon çfarë i ndodhi në Komunizëm: Më thanë do përfundosh në… – AlpeGossip
Blendi Fevziu zbulon çfarë i ndodhi në Komunizëm: Më thanë do përfundosh në…

Blendi Fevziu zbulon çfarë i ndodhi në Komunizëm: Më thanë do përfundosh në…

Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Ramazanin, minatorin nga Bulqiza.
Ai ndau me publikun për herë të parë dy histori, njërën prej të cilave nuk e kishte treguar kurrë.

Kontaktin e parë jo të drejtpërdrejtë më minierën Blendi e kishte patur kur kishte qenë në vitin e dytë të gjimnazit. Ai tregoi që në atë kohë kishin filluar të zhvilloheshin disa spektakle dhe si çdo i ri kishte blerë bileta për të ndjekur njërin prej tyre.

Por veshja e një palë pantallova të ngushta të cilat ia kishte dërguar gjyshja nga Amerika e kishte vendosur në një situatë tepër të vështirë. Tek hyrja, grupi i kontrollit e kishte ndaluar dhe ia kishin grisur me gërshërë.

Blendi gjatë tregimit të historisë rrëfeu se ishte hera e parë që kishte qarë sepse i vinte keq për pantallonat dhe se ishte ndjerë i pafuqishëm që të reagonte. Ditën e nesërme ai ishte paraqitur në Komitetin e Rinisë për të shpjeguar ngjarjen, por një zyrtar i lartë nuk e kishte lejuar të shpjegohej dhe e kishte nxjerrë jashtë duke i thënë që do të përfundonte në minierën e Valiasit.