Ditën e sotme i është bërë një nderim i veçantë me banderolën “Pusho në paqe Legjendë” nga pilotët e Arnautikës, Fadil Vokrrit, legjendës së futbollist kosovar, që u nda nga jeta dje si pasojë e një sulmi në zemër. Ledri Vula ka kapur këtë moment dhe e ka postuar në Instastory me mbishkrimin “Lamtumira e fundit legjendës”.
Reperi ka postuar edhe një foto të Vokrrit teksa luan futboll dhe shkruan: “Pusho ne paqe Legjendë…”.
Mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, dhe mbarë Europa u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën Vokrrit.