Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini, është kthyer në një ndër femrat më të përfolura në media e rrjete sociale dhe bukuria e saj ka rrëmbyer jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe atë të të huajve.
Madje bukuroshes shqiptare, revista e njohur tajlandeze “Thairath” i ka dedikuar një artikull të vendosur në faqen kryesore të saj.
Lajmin e ka publikuar vetë Trejsi në Instastoryn e saj, lajm për të cilin e kanë informuar fansat në Tajlandë, që janë të shumtë në numër.