ALBI BRAKTIS SHQIPËRINË/ Alba Hoxha e ndjek nga pas në Itali (FOTO) – AlpeGossip
ALBI BRAKTIS SHQIPËRINË/ Alba Hoxha e ndjek nga pas në Itali (FOTO)

ALBI BRAKTIS SHQIPËRINË/ Alba Hoxha e ndjek nga pas në Itali (FOTO)

Ditën e sotme, koreografi Albi Nako lajmëroi ndjekësit në profilin e tij në Instagram se është shpërngulur nga Shqipëria për të nisur punën e re në televizionin “Rai” në Itali.

Menjëherë në profilin e tij në Instagram vërshuan komentet e ndjekësve të cilët i uronin fat për punën e re, mes të cilëve ra në sy edhe komenti i ish-gruas së tij, Klaudia Pepës, e cila gjithashtu jeton në Itali dhe po ndjek karrierën e saj atje.

Teksa Klaudia i uronte fat publikisht, balerina e njohur Alba Hoxha, me të cilën Albi përflitet prej kohësh për lidhje dhe fejesë, i shkruajti partnerit në komente:

“Domethënë na le?”, koment të cilit Albi iu përgjigj me emojin e një personi me duart e ngritura lart, si për të thënë se s’kishte ç’të bënte.

Por, megjithëse i bënë njerëzit të mendonin se rrugët e tyre ishin ndarë, në postimet e fundit në Instagram Alba ka treguar se e ka ndjekur Albin nga pas në Itali.

Ata janë parë nga njerëzit në ambientet e aeroportit teksa kanë udhëtuar së bashku për në Itali, si dhe kanë publikuar video nga i njëjti vend në Milano në profilet e tyre në Instagram, teksa ndjekin Javën e Modës. Megjithëse vazhdojnë të mohojnë lidhjen mes tyre, për të disatën herë Albi dhe Alba janë sërish bashkë.