HUMB 8 KILOGRAM BRENDA NJË MUAJ/ Julian Deda tregon arsyen e përse vendosi të kryejë ndërhyrjen (VIDEO) – AlpeGossip
HUMB 8 KILOGRAM BRENDA NJË MUAJ/ Julian Deda tregon arsyen e përse vendosi të kryejë ndërhyrjen (VIDEO)

HUMB 8 KILOGRAM BRENDA NJË MUAJ/ Julian Deda tregon arsyen e përse vendosi të kryejë ndërhyrjen (VIDEO)

Julian Deda, aktori i njohur i humorit ka marrë një vendim të papritur për shëndetin e tij. Ai ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje jokirurgjikale për zvogëlimin e stomakut që quhet vendosja e balonit gastrik. I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu Juli ka treguar se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte dhe arsyeja që e shtyu ishte pikërisht shëndeti.

“Kishte ardhur një moment që të bëja një gjë për veten time. Kam futur një top tek barku dhe ai po më ndihmon që të bie në peshë. Balon gastrik presupozon që zë volumin e stomakut. Unë s’kam kompleks. Por më ka shtyrë shëndeti, pas moshës 40 vjeç fillojnë problemet kardiovaskulare. Kam rënë 8 kilogram muajin e parë. Gruaja më thotë nuk gërhet më.”,- është shprehur Juli.