Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë në jetë që të vonohemi në një takim që mund të kemi lënë me shoqërinë apo me këdo.
Në të shumtën e rasteve kjo ndodh në mënyrë të pavetdijshme dhe aspak të qëllimshme, por për tjetrin që pret kjo gjë është bezdisëse.
Mesa duket këtë zakon të keq e paska edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.
Sot në mëngjes ajo kishte lënë një takim me aktoren e njohur të teatrit Olta Daku, por nuk ka qenë shumë korrekte dhe e ka lënë aktoren që të presë për 20 minuta.
“Elvana Gjata je 20 minuta me vonesë zemër”, ka shkrua Olta.