Aktori i njohur 52-vjeçar, Vincent Cassel, do të bëhet baba për herë të parë me bashkëshorten e tij 21-vjeçare, Tina Kunakey.
Ndërsa pak ditë më parë u publikua një foto e saj me barkun e rrumbullakosur, sot ishte vetë modelja që tregoi publikisht se ndodhej në pritjen e ëmbël.
Ajo publikoi një foto ku shfaqet nudo në plazh dhe sytë janë te barku i saj, ndërsa mbishkrimi ishte: “Viti i Ri më i gëzuar se kurrë”.
Dhe më pas Cassel publikoi këtë video:
Çifti do të presë fëmijën e parë bashkë në 2019-n, ndërsa lajmi vjen vetëm katër muaj pas kurorëzimit të dashurisë dhe pas dy vitesh lidhjeje.