Luana Vjollca konsiderohet si një ndër femrat më seksi shqiptare dhe gëzon një numër të madh admiruesish.
Ajo është shumë e përkushtuar ndaj punës së saj, dhe gjithnjë e gatshme për t’i ofruar ekranit gjëra të reja. Por përveç punës, Luana i kushton një rëndësi të veçantë edhe paraqitjes së jashtëme.
Atë e shohim gjithnjë të kuruar në detajë e shpeshherë me veshje mjaft të shtrenjta.
Së fundmi ajo ka organizuar edhe biznesin e saj duke shitur veshjet për fansat që duan ti kenë, online.
Por me një vëzhgim të thjeshtë në Instagramin e saj vërejmë se Luana ka një palë atlete të veçanta fiksim dhe që nuk i heq nga këmba.
Ajo ka disa foto me to në profilin e saj në Instagram të kombinuara me veshje të ndryshme.
Mesa duket, edhe Luana nuk e ka problem të veshi diçka disa herë rrjesht. Tek e fundit nuk ka aspak “faj” sepse këto atlete janë të firmës së njohur Versace e vlejnë plot 995 dollarë.
/AlpeNews.al