SI IA BËN OLTA GIXHARI TË VESHË KËPUCËT TANI? Aktorja zbulon me një FOTO zgjidhjen perfekte – AlpeGossip
SI IA BËN OLTA GIXHARI TË VESHË KËPUCËT TANI? Aktorja zbulon me një FOTO zgjidhjen perfekte

SI IA BËN OLTA GIXHARI TË VESHË KËPUCËT TANI? Aktorja zbulon me një FOTO zgjidhjen perfekte

Aktorja e njohur, Olta Gixhari bëri publik disa javë më parë lajmin se ajo dhe partneri i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Muajt kanë kaluar shpejt për bukuroshen bionde e cila ka ndarë edhe disa poza me barkun e rrumbullakosur duke treguar se e ka përjetuar shumë mirë këtë mrekulli brenda trupit të saj.

Së fundmi Olta ka ndarë në ‘Instastory’ një foto ku shihet se partneri e ka ndihmuar të veshë atletet pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet.

“Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në llogarinë e saj.

Deri më tani aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës, megjithatë përgatitjet e para dhe blerjet për të kanë filluar.