“RRI MIRË ORE…”/ Qetsori kapet keq me Bledin: Më ke shtrirë në tokë, s’ta harroj kurrë – AlpeGossip
“RRI MIRË ORE…”/ Qetsori kapet keq me Bledin: Më ke shtrirë në tokë, s’ta harroj kurrë

“RRI MIRË ORE…”/ Qetsori kapet keq me Bledin: Më ke shtrirë në tokë, s’ta harroj kurrë

Qetsor Ferrunaj i tha mbrëmë Luiz Ejllit se do të merret vetë me Bledi Manen, i cili u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, pasi kanë disa inate të vjetra me njëri-tjetrin.

Përplasjet e para mes dy banorëve kanë nisur që ditën e sotme. Qetsori dhe Bledi kanë debatuar rreth një çështje të ndodhur kohë më parë mes tyre.

Në një moment gjatë bisedës mes tyre, Qetsori i tha gazetarit: “S’ta harroj kurrë atë që më bëre me alkool. Më shtrive në tokë, ika për spital. Ishim me ata dy shokët tanë në Gjirokastër”.

Pjesë nga biseda:

Qetsori: Ti ke dalë nga llogaria ta them unë. Unë po rrija atje… mos, mos, mos se nuk ja fus kot unë. Erdhe me alkool, më ke sjellë alkool, unë kam qenë duke pritur të dilte ndonjë nga të ftuarit se nuk kishte mbaruar dasma

Bledi: Kemi zbritur nga makina sa pushoi shiu. Ore dëgjo se je futur në gazetari aksidentalisht dhe ke dalë aksidentalisht. Gazetari është profesioni im

Qetsori: Po ça gazetari, ke bërë dy shkrime ti, tallu me 4 veta

Bledi: Lëri shkrimet

Qetsori: Shkrimet e tua janë tallëse po ik. Ku di ti të shkruash o burrë

Bledi: Ndërsa ti po i analizon, i ke lexuar

Qetsori: Po norma që i kam lexuar, dy janë të forta. Edhe njëherë, ti nuk tallesh dot. Nuk të lë unë të tallesh. Rri mirë ore mos rrej.

Bledi: Të orientojmë publikun, ishte porta hyrëse e Kalasë së Gjirokastrës, gazetarët po rrinin

Qetsori: Rri mirë ore, dëgjon ça të them, rri mirë, mos rrej se nuk të lë unë të rresh

Bledi: Unë të fola dhe ikëm. I paskam ardhur unë këtij nga skena. Ti nuk ke qenë te Kalaja e Gjirokastrës se është shumë larg

Qetsori: Mos rrej ore

Bledi: Po ti po gënjen. Më thua mua se kam qenë në shtëpi me…, unë nuk e njoh në jetën e jetëve. Ke qenë ti dhe Kastro. Je i shumë ngarkuar me informacione