Gjiko dhe Elita Rudi janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Të shtunën dyshja ishin të ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ndërsa sot reperi iu është përgjigjur pyetjeve të së shoqes në “After Party-n” e Luana Vjollcës.
Gjatë kësaj interviste, reperi zbuloi se i pëlqen Elita sa më e thjeshtë, me shumë pak krem dhe pak tualet te sytë. I pyetur se çfarë i pëlqen më shumë nga ajo, vithet apo gjoksi, Gjiko dha një përgjigje shumë të ëmbël.
Ai u shpreh se i pëlqen gjithçka nga e shoqja, duke nisur nga buzët, sytë dhe çdo tipar.