RITA ORA URON 11 VJETORINE PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Kujton momentin më bukur të karrierës – AlpeGossip
RITA ORA URON 11 VJETORINE PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Kujton momentin më bukur të karrierës

RITA ORA URON 11 VJETORINE PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Kujton momentin më bukur të karrierës

Ditën e sotme Kosova bën 11 vite shtet i pavarur dhe festimet kanë nisur që në orët e para të kësaj të diele. Gjatë ditës urimet kanë qenë të shumta nga populli, politikanët dhe personazhet e njohur shqiptarë. 17 shkurtin nuk e kanë harruar as artistët me famë botërore që kanë ngritur në majë imazhin e Kosovës. E para që ka uruar këtë ditë të rëndësishme ka qenë Rita Ora. Ajo ka kujtuar një nga momentet më të bukura në karrierën e saj, kur ka xhiruar videoklipin e këngës “Shine your light” në Kosovë. “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! Shkëlqe fort çdo ditë! Xhirova videon time ‘Shine your light’ atje në vitin 2012 një nga kujtimet më të bukura të mia. Të dua shumë!”, ka shkruar Rita bashkangjitur fotos së shkëputur nga kënga e saj.

Këngëtarja ka publikuar edhe disa fotografi të vjetra të fëmijërisë, veshur me kostum tradicional shqiptar.Kujtojmë se vitin e kaluar Rita Ora u ftua për të performuar në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.