Sot ka ditëlindjen, por Dona e BB ka një arsye vërtet të dhimbshme pse nuk e feston – AlpeGossip
Sot ka ditëlindjen, por Dona e BB ka një arsye vërtet të dhimbshme pse nuk e feston

Sot ka ditëlindjen, por Dona e BB ka një arsye vërtet të dhimbshme pse nuk e feston

Teksa të gjithë kur vjen ditëlindja, mezi presin ta festojnë me familjen, të afërmit ose shoqërinë, për Donën e “Big Brother 9” nuk ndodh kështu dhe ka një arsye të dhimbshme pse.

Ish-banorja ka falenderuar sot të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindjen me anë të një postimi në Instastory, por shprehet se nuk mund ta festojë për shkak të një situate që ka kaluar dje.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet. E di që prisni foto të një feste, por dua t’ju them se nuk do e festoj. Dje isha gati duke humbur një person të dashur dhe faleminderit Zotit çdo gjë shkoi mirë”, shkruan Dona.

Në fund ish-banorja jep një mesazh për të gjithë duke u shprehur: “Mos ruani asgjë për një ditë të veçantë Çdo ditë që jemi gjallë është në një ditë e veçantë. Ju uroj shëndet të gjithëve”.