U tha se familja e Seldit nuk e donte Mimozën: Kjo foto tregon gjithçka – AlpeGossip
U tha se familja e Seldit nuk e donte Mimozën: Kjo foto tregon gjithçka

U tha se familja e Seldit nuk e donte Mimozën: Kjo foto tregon gjithçka

Disa muaj më parë, dy këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra më në fund bënë publike lidhjen e tyre, duke u dhënë fund spekulimeve të shumta mbi marrëdhënien e tyre.

Pak muaj më parë, dyshja madje shpalli edhe fejesën duke shkëmbyer unazat.

Por, në kohën që ata nisën të shfaqeshin thuajse kudo së bashku, një detaj në profilin në Facebook të së ëmës së Seldit i bëri të gjithë të mendonin se ajo nuk ishte dakord me lidhjen e tyre.

E ëma e këngëtarit vijonte të mbante në Facebook fotot me ish të fejuarën e Seldit, Dafinën, me të cilën thuhej se kishte marrëdhënie shumë të mirë.

Mirëpo, një tjetër foto e publikuar së fundmi, ka dëshmuar se në fakt marrëdhënia e nënës së Seldit me Mimozën është mëse në rregull.

Ka qenë vetë këngëtari i cili ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shihet me familjen e tij dhe të fejuarën. “Familja!”-ka shkruar Qalliu në përshkrimin e fotos, duke lënë të kuptohet se ata jo vetëm e kanë pranuar Mimozën, por tashmë e quajnë pjesë të familjes. Burimi: Prive.al