Jo vetëm këngëtare por edhe poete: Fjalët e ngrohta të Flakës në dasmën e mikes së ngushtë, duhet t’i lexoni! – AlpeGossip
Jo vetëm këngëtare por edhe poete: Fjalët e ngrohta të Flakës në dasmën e mikes së ngushtë, duhet t’i lexoni!

Jo vetëm këngëtare por edhe poete: Fjalët e ngrohta të Flakës në dasmën e mikes së ngushtë, duhet t’i lexoni!

Sa bukur është që nëpërmjet rrejteve sociale kemi mundësi të zbulojmë edhe detaje të lezetshme nga jeta private e personazheve të njohur.

Vetëm pak orë më parë, Flaka Krelani, një nga këngëtaret më të mira që kemi dhe një nga vajzat më karizamtike përsa i përket karakterit të saj si në skenë ashtu edhe jashtë, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një emocion të veçantë.

“Sa shumë do të kisha dashur që secili prej jush të mund të ishte në vendin tim vetëm për një ditë, që të përjetonit se si është ndjenja e të pasurit një shoqe si ti. Sot e çdo ditë e gëzofsh jetën, ashtu siç e gëzoj unë praninë tënde në jetn time. Të shkoftë jeta si je dukur mbrëmë! Të dua dashuri!” – ka përfunduar Flaka.

Fjalët që këngëtarja ka përzgjedhur për të uruar publikisht miken e saj më të mirë na mbushën zemrën e na kujtuan edhe një herë sa me fat jemi për miket tona.