Një grua ka treguar se nuk ka aspak turp pasi është filmuar në rrugë duke depiluar këmbët ndërsa udhëtonte me motor.
Gruaja e paidentifikuar u pa në anën e pasme të një motoçikletë në një rrugë të bllokuar nga trafiku në Miami me një brisk në dorë.
Ajo duket e veshur me të brendshme ose rroba banje pasi trupi i saj është i ekspozuar, gjë që ia bëri depilimin më të lehtë.
As burri që po drejtonte motorin dhe as vajza nuk kishin një kaskë, por ky mund të mos ketë qenë rreziku më i madh për ta. Ndërkohë që mbante brisk në njërën dorë, vajza kishte një pije energjike në anën tjetër. Pamjet u filmuan nga një shofer pranë tyre.