Dukesha Meghan Markle do marrë leksione mbi sjelljen nga asistentja e Mbretëreshës - AlpeGossip
Dukesha Meghan Markle do marrë leksione mbi sjelljen nga asistentja e Mbretëreshës

Dukesha Meghan Markle do marrë leksione mbi sjelljen nga asistentja e Mbretëreshës

Dukesha e Sussex, Meghan Markle do të marrë leksione në gjashtë muajt e parë nga këshilltarja e Mbretëreshës.

Meghan do të mësojë sesi të sillet sipas protokollit mbretëror nga Samantha Cohen, që është asistentja personale e Mbretëreshës.

Cohen ka rënë dakrod të qëndrojë si këshilltare e Meghan për gjashtë muaj të tjerë, kështu që nuk do të largohet në verë siç ishte planifikuar.

Ajo do ta ndihmojë Meghan ti përshtatet jetës si pjesë e familjes mbretërore.

Ndërkohë Dukë Harry dhe bashkëshortja e tij bënë daljen e tyre të parë zyrtare si burrë e grua të martën.

Dhe padyshim që aktorja amerikane dukej si kishte filluar të përshtatej me jetesën e re. Ajo ishte veshur me një fustan të bardhë dhe mbante kapele në kokë, një rregull që të gjithë anëtarët e familjes mbretërore ndjekin.