Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, e ka festuar ditëlindjen e gjyshes së tij siç i ka hije.
Për të gjithë ju që nuk e dini, Ija e famshme mbushi plot 80 vjeçe dhe nipi i saj mendoi ta surprizonte me një festë të madhe për ditëlindjen e saj.
Bes Kallaku ka publikuar në orët e para të mëngjesit një video ku shfaqet duke kërcyer e kënduar me gjyshen e tij.
Në sfond shfaqet një mur plot trëndafila ku shkruhet me krenari mosha e Ijes, e cila duket tejet në formë edhe pse 80 vjeçe.
Nuk ka munguar urimi i veçantë i Besit në Instagram, i cili i shpreh dashurinë Ijes:
“Ija ime, shpirti im i butë, luledelet e mia, natyra ime, thjeshtësia ime, kripa e bukës time, Perëndesha e femijërise time, urime 80-vjetorin. Të dua sa 100 diej. Lavdi Zotit të kemi në formë”, shkruanj Besi
Ija kërceu edhe me Xhensila Myrtezajn, e cila dukej shumë e thjeshtë e veshur me një fustan bojëqielli dhe makijazh natyral.
Por më e veçantë ishte torta e famshme e ditëlindjes, e cila dukej si një kopsht me domate dhe kastraveca, fiksimi i Besit.
Ija është një ndër gjyshet shqiptare më të famshme të Instagramit dhe kjo falë Besit.