DASMAT LUKSOZE TË SHOWBIZ-IT / Ja sa shpenzuan VIP-at në ditën e tyre më të rëndësishme – AlpeGossip
DASMAT LUKSOZE TË SHOWBIZ-IT / Ja sa shpenzuan VIP-at në ditën e tyre më të rëndësishme

DASMAT LUKSOZE TË SHOWBIZ-IT / Ja sa shpenzuan VIP-at në ditën e tyre më të rëndësishme

Dasma tipike thuhet se kushton rreth 34,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara, sipas shifrave të vitit 2018 nga revista ‘’The Knot’’, ky padyshim tashmë është një investim i madh për shumë çifte. Megjithatë, ka nga ata që shpenzojnë kaq shumë vetëm për tortën.

Kur njerëz të famshëm,  antarë të familjeve botërore dhe trashëgimtarë të pasurive të mëdha martohen, është një spektakël për t’u mbajtur mend. Shuma që shkon në këto ngjarje është vërtet marramëndëse, veçanërisht duke pasur parasysh që shumë nga këto martesa të shtrenjta nuk zgjasin!

David Beckham dhe Victoria Adams

Dasma e vitit 1999 Victorias dhe yllit të futbollit, Beckham thuhet se kushtoi 800,000 dollarë.

Elton John dhe David Furnish

Çifti thuhet se shpenzuan për një dasmë madhështore e cila kap shifrën me vlerë 1.7 milionë dollarë.

Amal Alamuddin dhe George Clooney

Çifti u martua në vitin 2014 në Venecia, në një dasmë dhe festë që raportohet se ka kushtuar 4.6 milionë dollarë. Gati 3 milionë dollarë prej tyre thuhet se kanë shkuar për marrjen me qira të dhomave për të ftuarit në hotelin e famshëm Cipriani.

Kim Kardashian dhe Kris Humphries

Kjo martesë 72-ditore në vitin 2011 kushtoi 10 milionë dollarë. Megjithatë, ata në fakt përfunduan duke fituar 17.9 milionë dollarë pasifituan ulje në produkte të ndrsyhme dhe shitën të drejtat për fotot e tyresipas The Neë York Post.

Princi William dhe Kate Middleton

Spektakli në të cilin bota u akordua kushtoi pothuajse 34 milionë dollar, 32 milionë prej të cilave ishin vetëm për sigurinë.

Princi Harry dhe Meghan Markle

Sipas Express, dasma mbretërore e Dukës dhe Dukeshës së Sussex kushtoi 39 milionë dollarë, nga të cilat 36.7 milionë të raportuara shkuan për sigurinë.

Princi Charles dhe Lady Diana

Fatura mbretërore për dasmën e shekullit thuhet se ishte 48 milionë dollarë në vitin 1981, që është më afër 70 milionë dollarë nga inflacioni sot.