“MOS JE GJË LEZBIKE”/ Eva Murati kapet keq me ndjekësin. Ja si i përgjigjet – AlpeGossip
“MOS JE GJË LEZBIKE”/ Eva Murati kapet keq me ndjekësin. Ja si i përgjigjet

“MOS JE GJË LEZBIKE”/ Eva Murati kapet keq me ndjekësin. Ja si i përgjigjet

Prezantuesja sportive, Eva Murati mbetet absolutisht një prej femrave më të bukura të ekranit shqiptar. Së fundmi, moderatorja është bërë pjesë e një mini-intervistë në Instagram, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private me ndjekësit.

Njëri nga ata e ka pyetur Muratin mbi seksualitetin e saj duke i thënë se mos është lezbike pasi e ka parë të shoqëruar më së shumti me vajza.
‘’Mos je gjë lezbike veç me femra të shoh, ‘’, është kjo pyetja e ndjekësit.

Sakaq, moderatorja e ka marrë këtë me sportivitet dhe ka treguar se nuk është lezbike.

‘’Hej Zot dhe këtë kishim mangët. Del me vajza, je lezbike. Del me djem, qënke e lidhur. Jam straight. Apo s’keni ça diksutoni 3 orë më kafe?,’’ ka shkuar Murati në Instagram.
Kujtojmë këtu,që moderatorja ka qënë në lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topatlli, Genarin. Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka nguruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe. Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes. Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes.

Moderatorja fshiu nga rrjetet sociale fotot e tyre, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo nuk ka folur asnjëherë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke konfirmuar në heshtje ndarjen.
Murati së fundmi ka zbuluar se ka marrë oferta tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali dhe ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.