Kim Kardashian për grimierin shqiptar: Nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë – AlpeGossip
Kim Kardashian për grimierin shqiptar: Nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë

Kim Kardashian për grimierin shqiptar: Nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë

Një ndër femrat më me influencë, Kim Kardashian ka’ çmendur’ rrjetin me fotografitë e saj ku shfaqet e veshur me një body të zezë, pranë grimierit shqiptar Mario Dedivanovic.

Me anë të një postimi në Twitter, 37-vjecarja tregon për bashkëpunimin e saj me të, për të cilin shkruan se ndihet krenare.

“10 vite më parë kur u takuam, nuk kam ëndërruar se do ishim bashkë për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion me tonet e preferuara të syve dhe buzëve. KKWXMARIO”, shkroi bukuroshja e reality show ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Ndërkohë pati shumë komente pozitive për linjat trupore që dukeshin qartë nga veshja e saj