Christina Aguilera si kurrë më parë: pa make up, pa extensions! – AlpeGossip
Christina Aguilera si kurrë më parë: pa make up, pa extensions!

Christina Aguilera si kurrë më parë: pa make up, pa extensions!

 

Përgjatë 20 viteve në tregun muzikor, Christina Aguilera ka preferuar të trukohet mirë, buzë të kuqe, sy të lyer rëndë, qerpikë të gjatë, flokë të gjatë po ashtu.

Por për kopertinën e majit të “Paper Magazine” artistja ka pozuar totalisht natyrale duke shfaqur Christina- n e vërtetë, atë që qëndron pas këtyre tjetërsimeve.

“Transformim” shkruhet mbi foto, ndërkohë që në brendësi të revistës gjenden të tjera foto, ku Christina mezi njihet. E palyer, në foto i duken fare qartë disa quka mbi lëkurë, të cilat më parë fansat nuk kishin mundur dot t’i shihnin për shkak të mbulimit skenik.

Këngëtarja duket një bebushe e vërtetë, shumë e ëmbël dhe e freskët.

Fotot kanë për qëllim të tejçojnë një mesazh vetëvlerësimi dhe dashurie ndaj vetes. “Të vlerësojmë atë që jemi dhe bukurinë tonë natyrale” u shpreh Christina. Gjithsesi ama tha se ende e dashuron make up- in dhe se nuk ka në plan të heqë dorë prej tij.

Në disa foto të tjera këngëtarja shfaqet me një make up të rrëmujshëm, sy të njollosur dhe qerpikë fallco të rënë mbi faqe.