“EDHE 100 VITE DO TË KISHA PRITUR”/ Keisi bën dedikimin prekës për Stresin – AlpeGossip
“EDHE 100 VITE DO TË KISHA PRITUR”/ Keisi bën dedikimin prekës për Stresin

“EDHE 100 VITE DO TË KISHA PRITUR”/ Keisi bën dedikimin prekës për Stresin

Siç dihet prej 6 muajsh reperi i njohur shqiptar Stresi ndodhet në qeli. Ndonëse ende nuk dihet se kur do të dal, familjarët e tij, bashkëshortja Keisi dhe gjithë kolegët kanë shprehur mbështetjen për këngëtarin.
Keisi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe shpesh herë nëpërmjet postimeve ajo ka treguar se e merr shumë malli për bashkëshortin të cilin ka shumë muaj pa e parë.

Mbrëmjen e djeshme, Keisi ka prekur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka publikuar disa foto me Stresin dhe pranë tyre ka treguar se është e gatshme të pres edhe 100 vite për ta pasur pranë.

“Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do të kisha pritur!”, ka shkruar Keisi pranë fotos ku shihet duke puthur dhe përqafuar Stresin.