E LIDHUR ME DONALD VESHAJ/ Flet për herë të parë Bora Zemani (FOTO) – AlpeGossip
E LIDHUR ME DONALD VESHAJ/ Flet për herë të parë Bora Zemani (FOTO)

E LIDHUR ME DONALD VESHAJ/ Flet për herë të parë Bora Zemani (FOTO)

Prej disa javësh, jeta private e moderatores Bora Zemani ka qenë në fokus të mediave. Siç është përfolur ajo dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, janë në një lidhje. Burime pranë tyre kanë treguar se dyshja është njohur në ambientet e Tv Klan dhe që atëherë janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme, Bora ka qenë e ftuar në emisionin “E diell” ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ervin Kurti. Përveç divorcit nga Dj njohur, Bora ka folur dhe për jetën e saj private dhe lidhjen me Donaldin.

Teksa është pyetur se me kë fle pas orës 12, Bora duke qeshur është përgjigjur: “Pas orës 12 të natës, unë fle me Arborin se është ende i vogël”.Mirëpo, Ervin Kurti nuk është kënaqur me këtë përgjigje dhe ka vijuar të ngacmojë Borën në lidhje me marrëdhënien e saj të re.

‘Cili është destinacioni i pushimeve të këtij viti, Dhërmiu apo Vlora?’, e ka pyetur gazetari duke qenë se Donaldi është me origjinë vlonjate.

Megjithatë, Bora e ka shmangur një përgjigje konkrete dhe është përgjigjur se pushimet do ti bëj gjithandej.

“Pushimet do t`i bëj sa andej – këndej, por edhe në Vlorë nuk mungojnë, sepse kam origjinën prej andej.”, tha Bora.

“Eja, po deshe t’i bëjmë bashkë pushimet”, i thotë ajo Ervinit, por ky i fundit tha se “e dha përgjigjen, në Vlorë tha…”, duke nënkuptuar se në këtë mënyrë pranoi lidhjen me aktorin.