Pedagogia dhe koregrafja e njohur shqiptare prek zemrat e të gjithëve, mëson fëmijët autik si të bëjnë joga – AlpeGossip
Pedagogia dhe koregrafja e njohur shqiptare prek zemrat e të gjithëve, mëson fëmijët autik si të bëjnë joga

Pedagogia dhe koregrafja e njohur shqiptare prek zemrat e të gjithëve, mëson fëmijët autik si të bëjnë joga

Koreografja Riselda Sejdija së fundmi ka ndërmarrë një fushat që ju mëson fëmijëve joga falas. Pedagogia e Universitetit të Arteve, këtë herë ka dhënë mësime për fëmijët autikë. Ajo ka zgjedhur natyrën dhe gjelbërimin për të krijuar një ambient shplodhës dhe të përshtatshëm për fëmijët. Riselda ju është përkushtuar atyre me shumë dashuri dhe vëmendje. Fëmijët duken shumë të dhënë pas këtyre mësimeve, madje me zgjuarsi arrijnë të kuptojnë vazhdimësinë e ushtrimit. “O Zot sa bukur”, -shkruan Riselda e emocionuar nga fëmijët.