“GËZUAR…”/ Kunata e Dafina Zeqirit feston ditëlindjen dhe ja si ka zgjedhur këngëtarja ta urojë (FOTO) – AlpeGossip
“GËZUAR…”/ Kunata e Dafina Zeqirit feston ditëlindjen dhe ja si ka zgjedhur këngëtarja ta urojë (FOTO)

“GËZUAR…”/ Kunata e Dafina Zeqirit feston ditëlindjen dhe ja si ka zgjedhur këngëtarja ta urojë (FOTO)

Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan atë që të gjthë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Që prej këtij momenti dyshja nuk janë ndarë fare nga njëri-tjetri dhe gjjatë gjithë kohës i shohim bashkë. As në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet plot dashuri, që na i kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

Madje, Dafina ka treguar se është tepër e lidhur edhe me familjarët e Dj Geek.

Sot, këngëtarja i ka uruar ditëlindjen kunatës së saj (motrës së partnerit), teksa ka ndarë në InstaStory një foto të sajën me të bijën.

“Gëzuar ditëlindjen”- shkruan Dafina duke e shoqëruar me emojin e një zemre të bardhë.

Përveç zemrës së Dj Geek-ut, Dafina ka vjedhur edhe zemrën e familjarëve të tij e duket se gjërat janë bërë tepër serioze mes tyre.