Si do lyhemi, si do krihemi dhe si do kujdesemi për lëkurën këtë vit (FOTO) – AlpeGossip
Si do lyhemi, si do krihemi dhe si do kujdesemi për lëkurën këtë vit (FOTO)

Si do lyhemi, si do krihemi dhe si do kujdesemi për lëkurën këtë vit (FOTO)

Me pak fjalë, cilat janë tendencat e bukurisë në 2018-ën? I keni pak më poshtë të renditura një e nga një.

Rikthehet shkëlqyesi

Në 2018-ën do t’i lëmë mënjanë tonet mat. Kemi rikthimin e glossit të vietev ’90. Buzët do të kenë volum, do jenë transparente dhe janë një alternmativë e mirë e buzëkuqit nude. Janë supermbrojtës dhe ushqyes.

 

Vajrat e fytyrës

Në muajt që do vijnë do jemi gjithmonë e më green dhe ky trend do të refkeltohet edhe në kujdesin e lëkurës. Për të pastruar trukun dhe për të hidratuar në thellësi lëkurën e fytyrës do besojmë vetëm tek substancat vajore natyrale si vaji i orizit, i kokosit, i jojobës dhe i bajameve të ëmbla.

Prerja e flokëve djaloshare

Për vitin që vjen do t’i themi lamtumirë prerjes bob. Tendenca e re është alla garcon dhe do t’i tregojë vajzat shumë tip.

Maska xhelatinoze

Pas maskave të zeza me bazë karboni vegjetal dhe në përgjithësi të maskave peel off, 2018-a so të jetë viti i maskave xhelatinoze. Kjo formulë nuk parashikon përdorimin e konservantëve por të ekstrakteve natyrale si carragenina, me aftësi qetësuese i hidratuese, që përzihen me tul frutash për freskim ose argjil për pastrim.

Flokët mjaltë

Në 2018 edhe nuancat e flokëve do jenë gjithnjë e më natyrale. Tendneca e ka tashmë një emër: honey hair, ose flokë gështenjë me sfumatura ngjyrë mjalti me shkëlqim ekstrem.

Sy ultraviolet

Si gjithmonë, bukuria reflekton tendencat e modës. Për këtë vit ngjyra që do të dominojë sipas Pantone 2018, do jetë Ultra Violet. Kjo ngjyrë i jep vështrimit një lloj misteri. Nëse nuk ju pëlqen të vini kaq në pah sytë, mund të zgjidhni një nuancë violet edhe për buzët.