22-VJETORI E GJETI NË KARANTINË/ Ja si detyrohet ta festojë Olsi Bylyku ditën e tij speciale (FOTO) – AlpeGossip
22-VJETORI E GJETI NË KARANTINË/ Ja si detyrohet ta festojë Olsi Bylyku ditën e tij speciale (FOTO)

22-VJETORI E GJETI NË KARANTINË/ Ja si detyrohet ta festojë Olsi Bylyku ditën e tij speciale (FOTO)

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Olsi Bylyku, feston sot ditëlindjen e tij.

Mirëpo, ndryshe nga çdo herë tjetër, kjo ditë e ka gjetur Olsin të izoluar në shtëpi për shkak të emergjencës Covid-19.

Pavarësisht kësaj, duket se aktori e ka gjetur një mënyrë për të festuar.

View this post on Instagram

22🥳

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një foto me tortën e veçantë të ditëlindjes, ku shfaqet i lumtur teksa tregon se mbushi 22 vjeç.

Kjo tortë me siguri është përgatitur nga partnerja e tij, Egli, me të cilën ka nisur bashkëjetesën pak kohë më parë.

Gjatë një interviste, Olsi tregoi se ata kishin vendosur ta kalonin së bashku karantinën, madje kanë menduar edhe për dasmën në të ardhmen.

“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të qëndrojmë bashkë këtë periudhë. Ka ndodhur diccka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar.

Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat.”- ka treguar aktori