ELITA RUDI PUBLIKON VIDEON E VEÇANTË TË ZËRIT/ Do shkriheni së qeshuri kur ta kuptoni se çfarë po kërkon ai – AlpeGossip
ELITA RUDI PUBLIKON VIDEON E VEÇANTË TË ZËRIT/ Do shkriheni së qeshuri kur ta kuptoni se çfarë po kërkon ai

ELITA RUDI PUBLIKON VIDEON E VEÇANTË TË ZËRIT/ Do shkriheni së qeshuri kur ta kuptoni se çfarë po kërkon ai

Në muajin shkurt, Zëri Gjikolli, bebushi që rrëmbeu menjëherë zemrat e të gjithëve, festoi 2-vetorin e lindjes. Ai u rrit shumë shpejt para syve tanë dhe tashmë ka marrë edhe rolin e vëllait të madh. Megjithatë Zëri vazhdon ende të jetë shumë i vogël për vete, aq sa tani ka nisur të shqiptojë fjalët e para.

Sigurisht që Zëri nuk arrin ende të shqiptojë fjalët ashtu siç duhet dhe e vetmja që mund ta kuptojë menjëherë është mami Elita. Sot ajo ka ndarë në Instagram një video të Zërit në Instagram dhe i ka sfiduar të gjithë të gjejnë se çfarë kërkon vogëlushi.

“Lalies”, thotë Zëri dhe askush nuk ka qëlluar në shenjë për ta gjetur fjalën e tij fillimisht.

Përgjigjet për të gjetur fjalën e Zërit ishin të shumëllojshme, por vetëm dy persona kanë arritur ta zbulojnë më vonë.

“Tash janë ardh shumë mesazhe e nuk po mundem me i kontrollu mo, por kom m’rri me i nxon 2 personat e parë që e kanë qëllu. Fjala osht kastravec”, ka shpjeguar më pas Elita dhe kjo situatë i ka bërë të gjithë për të qeshur.

Kujtojmë se në fillim të muajit mars Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatrja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Bota