DALIN PAMJET/ Arrestohet një prej konkurrentëve të “Për’puthen” (VIDEO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Arrestohet një prej konkurrentëve të “Për’puthen” (VIDEO)

DALIN PAMJET/ Arrestohet një prej konkurrentëve të “Për’puthen” (VIDEO)

Emisioni më i ndjekur aktualisht “Për’puthen” ka marrë një tjetër rrjedhë nga konkurrenti me emrin Princ.

Mbrëmjen e djeshme është publikuar një video në të cilën shfaqet arrestimi i Princit. Nuk dihet ende se përse konkurrenti i “Për’puthen” ka përfunduar në pranga.

VIDEO

Aludimet janë të shumta, por ajo që ka spikatur më tepër mendohet të jetë njohja që Princi ka pasur me konkurrenten e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu e cila pikërisht mbrëmjen e djeshme doli nga programi bashkë me konkurrentin Andi Tartani, për të vazhduar njohjen e tyre jashtë programit.

Këto aludime vijnë si shkak i zënkave dhe kërcënimeve që kanë ndodhur midis konkurrentëve në program, por mbase kjo nuk është arsyeja e vërtetë e arrestimit të Princit.

Princ Mile dhe Jasmina kanë zhvilluar një takim së bashku dhe pas asaj njohje vetëm se kanë replikuar në programin ditor. Dukej qartë se marrëdhënia midis Jasmina Kadriut dhe Princ Mile ishte thyer prej kohësh, por përsëri Princ ka vazhduar replikat në program. Gjithashtu, konkurrenti Princ ka bërë edhe diss për konkurrentin Andi Tartani, në mënyrë që t’i fitonte zemrën Jasminës.

Së fundmi, në “Për’puthen” është vënë në vëmendje edhe sjellja e Princ Mile, e cila ka nxjerre nga vetja konkurrentin Andi Tartani, duke i përmendur këtij të fundit Pashaportën Amerikane. Nuk është akoma e qartë se për ka ndjenja Princ Mile por jemi të bindur për pëlqimin e tij ndaj Jasminës dhe Aristelës.

Kjo e fundit ka qenë dhe konkurrentja e cila Princ ka pasur takime kohët e fundit.