“DASHURI IME E VOGËL”/ Jon i bën surprizën e veçantë Arbanës dhe lumturia e saj në këtë FOTO nuk fshihet – AlpeGossip
“DASHURI IME E VOGËL”/ Jon i bën surprizën e veçantë Arbanës dhe lumturia e saj në këtë FOTO nuk fshihet

“DASHURI IME E VOGËL”/ Jon i bën surprizën e veçantë Arbanës dhe lumturia e saj në këtë FOTO nuk fshihet

Moderatorja Arbana Osmani është tashmë nënë e dy djemve, Jonit dhe djalit të vogël që e pagëzoi me emrin Diell.

Ky i fundit erdhi në jetë në tetor të vitit të kaluar. Arbana mbase po pret dhe pak për të na e prezantuar Diellin e saj, siç publikon foto dhe video me djalin e madh Jonin.

Në një postim sot, Arbana shfaqet me një tufë lulesh në dorë dhe duket më e lumtur se kurrë.

“Gjejeni se kush i mblodhi për mua lulet më të bukura këtë mëngjes”, shkruan moderatorja përbri fotos që ka publikuar në Instastory.

Nuk vonoi shumë dhe Arbana na hoqi dyshimet me postimin tjetër në Instastory në të cilën shfaqej dashuria e saj Joni, bashkë me një tufë me lule në dorë.

“Dashuria ime e vogël”, shkruan moderatorja teksa Joni i zgjat lulet që ka mbledhur për të.

Pra, dhurata më e ëmbël këtë mëngjes për moderatoren ishte gjesti i Jonit, i cili herë pas here surprizon mamanë e tij me gjeste të vogla por të mrekullueshme.

Theksojmë se Arbana ndodhet aktualisht në Bogë, në të cilën ka ndërtuar shtëpinë e ëndërrave dhe po shijon fundjavën bashkë me familjen e saj të bukur e të plotësuar.