Përse zihet më shumë me Stresin? Kejsi numëron 5 të këqijat e një lidhjeje në distancë (FOTO) - AlpeGossip
Përse zihet më shumë me Stresin? Kejsi numëron 5 të këqijat e një lidhjeje në distancë (FOTO)

Përse zihet më shumë me Stresin? Kejsi numëron 5 të këqijat e një lidhjeje në distancë (FOTO)

Kejsi e vuan faktin që nuk është pranë bashkëshortit të saj Stresi dhe këtë nuk ka ngurruar ta shprehë as në blogun që ka hapur së fundi.

Bukuroshja brune shprehet se largësia është shumë e vështirë dhe jo vetëm për faktin e mungesës fizike. Ajo ka renditur 5 gjërat negative të një lidhjeje në distancë:

E para ka të bëjë me mallin që ndjen për partnerin: “Më mungon gjithmonë … A duhet të them më shumë se kaq?”

E dyta ka lidhje me faktin që kurrë nuk duhet të lësh mënjanë lidhjen, pavarësisht se jeta të merr me rrjedhën e vetë:

“Puna, shkolla, gjumi, dhe të kesh një marrëdhënie me distancë të largët, kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i mbajtur gjërat në rrugën e duhur … “.

Gjithkush ka argumente, por kur nuk je aty personalisht, ashtu siç mund të zgjidhen gjërat lehtësisht përmes komunikimit, mund të ndodhë e kundërta.

Ndaj dhe Kejsi tregon se edhe një shprehje e thjeshtë “Nuk doja të të zgjoja”, e bën të mendojë “pse” dhe sjell keqkuptime të vazhdueshme.

E katërta është fakti që për Kejsin është e vështirë të vijojë karrierën tuaj ose të zgjedhë një punë që i lejon të udhëtojë çdo muaj, kështu që ajo i lë planet e saj në pritje derisa të jenë përgjithmonë së bashku në një vend.

E fundit, edhe pse të dy janë shqiptarë dhe ndajnë shumë vlera, nuk kanë të njëjtat opinione.

“Një arsye e madhe për këtë është për shkak të faktit se ne jetojmë në dy vende të ndryshme, të cilat shpesh ndjehen si dy botë të ndryshme dhe duke qenë larg, i bëjnë këto dallime të duken më të mëdha”.

Megjithatë gjithçka harrohet kur bëhen bashkë dhe për Kejsin ia vlen distanca vetëm për të përjetuar momentin kur takohet me gjysmën e saj.