“ËSHTË SHUMË E…”/ Olta dhe Qetsori thurin një plan për Antonetën – AlpeGossip
“ËSHTË SHUMË E…”/ Olta dhe Qetsori thurin një plan për Antonetën

“ËSHTË SHUMË E…”/ Olta dhe Qetsori thurin një plan për Antonetën

Ditët e para të hyrjes në shtëpi, Antoneta u përfshi në disa debate, duke u kthyer për 48 orë në banoren më të komentuar në shtëpi.

Por heshtja e saj, pas debatit me Shpatin dhe Nitën, ka shtyrë Oltën të mendojë se ajo rrezikon të dalë të shtunën nga shtëpia, pasi u tërhoq nga debatet.

Për këtë arsye, ajo dhe Qetsori thurën një plan që ta “rikthenin” Antonetën sërish në lojë, në mënyrë që ajo mos të nominohet nesër.

Duke biseduar në dhomën e ndenjes, Antoneta u shpreh se e ka shumë të rëndësishme të ketë kimi me një djalë dhe se nuk ecën me planë. Ajo tha se gënjeshtrat nuk i toleron dot.