“TRENDI” E MOMENTIT/ Enca dhe Morena harxhojnë qimet e kokës për një palë atlete (FOTO) – AlpeGossip
“TRENDI” E MOMENTIT/ Enca dhe Morena harxhojnë qimet e kokës për një palë atlete (FOTO)

“TRENDI” E MOMENTIT/ Enca dhe Morena harxhojnë qimet e kokës për një palë atlete (FOTO)

Me sa duket janë kthyer në atletet më trendy të momentit, pasi dy prej vajzave më të famshme të botës së showbizit shqiptar po lënë kokën pas tyre. Bëhet fjalë për një palë atlete të markës së njohur Gucci të mbuluara në gurë, për të cilat Enca dhe Morena Taraku janë fiksuar.

Të dyja këngëtaret kanë postuar në story në profilet e tyre në Instagram atletet e firmës së njohur në dy ngjyra të ndryshme.

Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të markës ndërkombëtare, është zbuluar se çmimi i atleteve të shumëpëlqyera shkon në 900 dollarë.

Epo padyshim që Enca dhe Morena janë vajza me shije të shtrenjta dhe nuk kursehen aspak kur bie fjala për t’u dukur bukur.