FANSAT E QUAJNË DJ DAGZIN TRADHËTAR/ Dj PM ka dy fjalë për mikun e tij (FOTO) – AlpeGossip
FANSAT E QUAJNË DJ DAGZIN TRADHËTAR/ Dj PM ka dy fjalë për mikun e tij (FOTO)

FANSAT E QUAJNË DJ DAGZIN TRADHËTAR/ Dj PM ka dy fjalë për mikun e tij (FOTO)

Gjatë spektaklit të së premtes, publiku vendosi që të nxirrte përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” Dj PM dhe Dj Dagz, të cilët kanë luajtur si një lojtar i vetëm.

Teksa ata po dilnin nga shtëpia, Arbana hapi një televotim mes tyre ku publiku duhej që të votonte kë të fuste sërish brenda, duke i ndarë dy shokët. Kur ata shkuan në studion e madhe mësuan se Arbëri ishte votuar që të bëhej sërish pjesë e BB VIP.

Fansat e quajnë Dj Dagz-in tradhtar se nuk doli nga BB VIP, PM ka dy

Fillimisht ata thanë se nuk do të pranonin që të rihyrin vetëm në shtëpi, por më pas vendosën që të respektonin vendimin e publikut. Të premten Dagz u tha që do hynte por të dilte të nesërmen.

E një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Arbëri duket se ka vendosur që të mos dalë. Pikërisht për këtë, duket se tani publiku i është kthyer kundër dhe e quan “tradhtar”, pasi nuk e mbajti fjalën.

Për këtë arsye, Pajtimi ka vendosur që të reagojë që t’i dalë në mbështetje mikut të tij, të cilin e konsideron si vëlla.

Fansat e quajnë Dj Dagz-in tradhtar se nuk doli nga BB VIP, PM ka dy

“Biri jem t’du shumë, i miss you too, po shihemi shumë shpejt. deri ne vdekje ItsPmtodheDagznow”, ka shkruar Dj PM në një postim në “Instastory”. Në këtë mënyrë ai tregoi se nuk i ka ngelur hatri me Dagz, por vetëm e mbështet.