Ditën e sotme emisioni “Ditë e re” ka pasur puntatën e fundit në televizionin Ora News.
E ftuar speciale ka qënë vajza e vogël e Dajanës, Malena, e cila pasi u mërzit me studion nisi të qante.
“Mos qaj mami, fshiji lotët dhe buzëqesh. Pse qajnë vajzat e forta? Vajzat e forta nuk qajnë! Sot që duhet të qaja unë, qan ti mi mam?,”-i tha Dajana vajzës së saj.
Përflitet prej kohësh që Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj nuk do të jenë më në emisionin e mëngjesit. Ata do të zëvëndësohen nga Arjola Shehu dhe Kelvi Kadili.